U kap me mbi 1 kg kokainë, gjykata italiane urdhëron arrest shtëpiak për shqiptarin - Gazeta Express
string(82) "u-kap-me-mbi-1-kg-kokaine-gjykata-italiane-urdheron-arrest-shtepiak-per-shqiptarin"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 10:28

U kap me mbi 1 kg kokainë, gjykata italiane urdhëron arrest shtëpiak për shqiptarin

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 10:28

Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar të arrestuar më 17 janar në Ferro di Cavallo, me 1,085 gramë kokainë.

Vendimi u mor dje (3 shkurt), pas një seance dëgjimore ku mori pjesë avokatja e të dyshuarit, Daniela Paccoi.

Pasi u përpoq të largohej nga karabinierët në Via delle Caravelle, ai hodhi “një qese të madhe që përmbante substancën narkotike” nga dritarja e mjetit “Fiat Panda” të tij, në Via Cristoforo Colombo, informon media italiane.

Ai u ndalua nga patrulla e njësisë pranë supermarketit Eurospin, në zonë, gjatë ndjekjes që rrezikoi edhe efektivët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement