U kap me kokainë në makinë, zbulohet dëshmia e Marina Farës në Polici: E mbaja për përdorim personal! - Gazeta Express
string(98) "u-kap-me-kokaine-ne-makine-zbulohet-deshmia-e-marina-fares-ne-polici-e-mbaja-per-perdorim-personal"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 18:40

U kap me kokainë në makinë, zbulohet dëshmia e Marina Farës në Polici: E mbaja për përdorim personal!

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 18:40

Pak pas arrestimit të Marina Farës, vajzës së këngëtares së njohur Eli Fara, që u kap me një sasi kokaine në makinë, mësohet edhe dëshmia e saj e dhënë në Polici.

39-vjeçarja që në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4,4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol, por policisë i ka thënë se ‘lëndën narkotike e kishte për përdorim personal’.Marina Fara edhe më herët ka qenë e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite më parë u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestuan më shumë se 30 persona.Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.