Ergys Isufi, kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, është liruar mbrëmjen e djeshme nga ambientet e Policisë së Sarandës, vetëm një ditë pasi u ndalua pasi iu gjet një dozë kokaine gjatë një kontrolli rrugor.
Ndonëse nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia, nuk dihet nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë formale. Isufi u ndalua teksa udhëtonte me një të mitur drejt Borshit për një miting elektoral, ndërsa më pas kishte planifikuar të udhëtonte për në Tiranë për takimin përmbyllës të fushatës. Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, reagoi duke e përjashtuar Isufin nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, duke theksuar se ai nuk përfaqëson më këtë forcë politike.