U kap me arsenal armësh në portin e Durrësit, 53-vjeçari: Jam i apasionuar pas tyre, jo trafikant - Gazeta Express
string(94) "u-kap-me-arsenal-armesh-ne-portin-e-durresit-53-vjecari-jam-i-apasionuar-pas-tyre-jo-trafikant"

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 15:45

U kap me arsenal armësh në portin e Durrësit, 53-vjeçari: Jam i apasionuar pas tyre, jo trafikant

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 15:45

53-vjeçari nga Kosova, Selman Lajçi, i cili u arrestua një ditë më parë në portin e Durrësit me arsenal armësh në makinë, ka deklaruar në polici se është i apasionuar dhe jo trafikant i armëve të zjarri.

“Jam shumë i dhënë pas qitjes me armë zjarri dhe pas gjuetisë”, citohet të ketë deklaruar 53-vjeçari.

Lexo Edhe:

Bëhet me dije se ai i ka paraqitur autoriteteve dokumentet e blerjes së armëve në Zvicër.

Në makinën e tij tip “Land Rover” me targa zvicerane u gjetën të fshehura nëpër dyer shotgun, snajper e pistoletë, pushkë si dhe 1367 fishekë luftarak e 800 fishekë për armë gjahu./Gazeta Express