Pandemia ka bërë që dy muajt e fundit të mos kemi këngë shumë të mira.
Por, gradualisht me heqjen e masave kanë ardhur edhe këngët e bukura.
E tillë është kënga e fundit e dyshes Drenit dhe Fuegos, që ka një titull “Na Nah”.
Një këngë me ritëm të përsosur dhe me një interpretim tepër modern të kësaj dysheje, kënga ka ardhur premier para dy dite dhe është pëlqyer shumë nga fansat anembanë Kosovës.
Dreni dhe Fuego nuk janë të panjohur për publikun kosovar pasi që kjo nuk është kënga e tyre e parë pasi që më parë kanë të realizuara edhe këngë të tjera.
Kënga shënon edhe një rikthim në skenë pas një pauze të gjatë të Mixey (kishte punuar disa këngë të Era Istrefit) kurse video është bë me regji të Erzenology. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...