U intervistua si dëshmitar, u.d. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi: Deri në vitin 2001 s'kam qenë në Reçak - Gazeta Express
string(79) "u-intervistua-si-deshmitar-besim-kelmendi-deri-ne-vitin-2001-skam-qene-ne-recak"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 16:45

U intervistua si dëshmitar, u.d. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi: Deri në vitin 2001 s’kam qenë në Reçak

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 16:45

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, është deklaruar pasi u intervistua sot si dëshmitar për Masakrën e Reçakut.

Ai tha se në Reçak, nuk ka qenë deri në vitin 2001.

“Kurrë në jetën time skam qenë as gjyqtar as prokuror, as hetues para vitit 2000 kur jam zgjedhur për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, tha ai.

“E kisha fatin të jem gjyqtar bashkë me dy gjyqtarë ndërkombëtar në rastin e Masakrës së  Reçakut, ku është akuzuar një pjesëmarrës në kryerjen e vrasjeve të Reçakut, dhe i cili falë kontributit tim është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë. Ky aktgjykim ka shërby si provë në gjykimin kundër ish kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.”

“Në atë kohë për gjithçka që i duhej UCK dhe spektrit politik, jam unë ai që i kam mbajtur jo vetëm të informuar, por kam rrezikuar jetën duke marrë dosje si këto që po i shihni sot”, tha ai. /Express/