U hodh në skenë për ta takuar, kështu reagon Dhurata Dora ndaj fanses - Gazeta Express
string(68) "u-hodh-ne-skene-per-ta-takuar-keshtu-reagon-dhurata-dora-ndaj-fanses"

U hodh në skenë për ta takuar, kështu reagon Dhurata Dora ndaj fanses

Rozë

Gazeta Express

04/08/2022 9:38

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.

Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Lexo Edhe:

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Dhurata, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

E te një nga më të fundit, një situatë shumë emocionuese i ka ndodhur bukuroshes, teksa një fanse ka kaluar të gjitha pengesat për ta takuar idhullin e saj në skenë. Teksa dashamirësja e Dhuratës u ndalua nga ‘bodyguard-i’ i këngëtares, ajo ka ndërhyrë dhe e ka lënë duke u përqafuar me vogëlushen në mes të koncertit.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 10 milion klikime në platformën YouTube. E në kaq pak kohë Dhurata lançoi bashkëpunimin e dytë, por këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano.