U hodh me kokë nga shkëmbi në Gjirin e Gramës, lëndohet 12-vjeçari, policia i shkon menjëherë në ndihmë - Gazeta Express
string(101) "u-hodh-me-koke-nga-shkembi-ne-gjirin-e-grames-lendohet-12-vjecari-policia-i-shkon-menjehere-ne-ndihme"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 17:17

U hodh me kokë nga shkëmbi në Gjirin e Gramës, lëndohet 12-vjeçari, policia i shkon menjëherë në ndihmë

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 17:17

Një i mitur me shtetësi të huaj ka rrezikuar jetën ditën e sotme ndërsa është hedhur nga një shkëmb në Gjirin e Gramës në Dhërmi, ku është dëmtuar në kokë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia kufitare në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

12-vjeçari pas dhënies së ndihmës së parë është dërgaur mënjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.

Shtetasi i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.

 Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë u bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet. Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale.