U hap festivali “Summer Cult” që gërshetoi muzikën, shfaqjen dhe ekspozitën - Gazeta Express
string(72) "u-hap-festivali-summer-cult-qe-gershetoi-muziken-shfaqjen-dhe-ekspoziten"

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 14:40

U hap festivali “Summer Cult” që gërshetoi muzikën, shfaqjen dhe ekspozitën

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 14:40

Me muzikë, shfaqje e ekspozitë, mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u bë hapja zyrtare e festivalit “Summer Cult”.

Ngjarja filloi me shfaqjen teatrore të dy aktoreve, Arbnore Nuha dhe Blerina Veseli të cilat shkëlqyen para publikut ndërsa vazhdoi me performancën e mrekullueshme muzikore nga Diellza Dedushi dhe Bulza Havolli.

Lexo Edhe:

Pjesëmarrësit po ashtu patën mundësi të shohin ekspozitën “Beyond Borders”, një ekspozitë kolektive e artistëve të rinj.

Në hapje të festivalit morën fjalën këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli dhe drejtoresha e festivalit, Elmaze Nura, ndërsa pjesëmarrës ishin regjisorë, aktorë, muzikantë, studentë e qytetarë.

Përgjatë dy ditëve në vazhdim artdashësit do të mund të shijojnë programin e “Summer Cult” i cili përmban ekspozita, punëtori, shfaqje filmash dhe afterparty. Lokacionet ku po zhvillohen këto ngjarje janë Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Fakulteti i Arteve dhe Kino Armata.

Festivali do të mbahet me datat 15,16 dhe 17 shtator.

“Summer Cult” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

/Gazeta Express