U hap EYOF dimëror 2023, Kosova garon me tre skitarë - Gazeta Express
string(51) "u-hap-eyof-dimeror-2023-kosova-garon-me-tre-skitare"

U hap EYOF dimëror 2023, Kosova garon me tre skitarë

Sporte tjera

Gazeta Express

22/01/2023 9:09

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) 2023, i cili po mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

Ceremonia hapëse e EYOF 2023 u mbajt në Trieste, ku morën pjesë mijëra sportistë të rinj nga 47 shtete të Evropës. Flamurin tonë në parakalim e mbajtën skitarët Lirika Deva dhe Klos Vokshi.

Lexo Edhe:

Krahas tyre, ekipi ynë përbëhet edhe nga skitarja tjetër Engji Sefaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe drejtues të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi.

Sportistët tanë do të garojnë në disiplinat e sllallomit të madh dhe sllallomit, gara këto që mbahen prej 25 deri më 28 janar.