Dy ditë më parë i moshuari Xhelal Meta u gjet i pajetë në banesën e tij në në Zall Bastar të Tiranës. I moshuari kishte dalë nga shtëpia për në kafen e e fshatit por më pas është gjetur pa shenja jete në oborr. Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore rezulton se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
“Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se: Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M”, njofton policia.