Një 76-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Velipojë, teksa ishte futur në det për t’u larë.
Viktima është identifikuar si Martin Gjini, 76 vjeç, nga Gjakova.
Dyshohet se 76-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.