U fejua me Dj e famshëm, por para 10 vjetësh moderatorja e kishte refuzuar të njëjtin - Gazeta Express
string(84) "u-fejua-me-dj-e-famshem-por-para-10-vjetesh-moderatorja-e-kishte-refuzuar-te-njejtin"

Rozë

Gazeta Express

26/05/2022 10:29

U fejua me Dj e famshëm, por para 10 vjetësh moderatorja e kishte refuzuar të njëjtin

Rozë

Gazeta Express

26/05/2022 10:29

Pas lajmeve se DJ i famshëm Calvin Harris ishte në një lidhje me një tjetër DJ, mesa duket gjërat qenkan më serioze se kaq. Calvin Harris është më në fund jashtë tregut të beqarisë pasi ai është fejuar me Vick Hope.

Kjo e fundit nuk është e njohur për publikun shqiptar por është mjaft e njohur për punën e saj si pretantuese dhe DJ, në BBC Radio 1.
Harris, 38 vjeç, ka pasur një sërë romancash të famshme me Rita Ora, Taylor Swift dhe modelen Aarika Wolf, por do të martohet me Vick, 32 vjeç. Ai e bëri pyetjen nën një pemë në fermën e tij në Ibiza disa javë më parë.

Lexo Edhe:

Dyshja u panë në daljen e tyre të parë publike së bashku në RHS Chelsea Flower Show dje, me Vick-un duke treguar unazën e saj me diamant.

Calvin është sot një nga DJ më të paguar në botë por fituesi i Grammy-it nuk ka qenë gjithmonë kaq i pashëm, siç tregojnë fotot e hershme të karrierës së tij.
Në vitin 2007, kur publikoi albumin e tij debutues “I Created Disco”, Calvin, emri i vërtetë i të cilit është Adam Wiles, ishte një zeshkan i zbehtë që preferonte një xhaketë lëkure, bluza me kapuç dhe xhinse të gjera.

Pamja e tij ishte e mjaftueshme për të marrë një refuzim nga Vick kur ai e kërkoi për herë të parë të dilte më shumë se një dekadë më parë.

“Ai dukej si dukej dikur, unë isha e cekët, isha 19 vjeç dhe thashë “jo”- zbuloi ajo. Transformimi filloi rreth vitit 2012 kur Calvin nisi të ndryshonte stilin e tij.