string(64) "u-eshte-refuzuar-azili-mberrijne-26-emigrante-te-tjere-ne-gjader"

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 16:05

U është refuzuar azili ë Itali, mbërrijnë 26 emigrantë të tjerë në Gjadër

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 16:05

Një tjetër grup emigrantësh që nuk kanë përmbushur kushtet për azil në Itali ka mbërritur sot në portin e Shëngjinit, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin dhe riatdhesimin e tyre.

Pas zbarkimit, emigrantët janë shoqëruar nga autoritetet drejt qendrës së pritjes në Gjadër, ku do t’u nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe identifikimit përpara se të vijojnë me hapat e tjerë ligjorë. Sipas burimeve nga qendra e pritjes, që nga mbërritja e parë e emigrantëve, është ndjekur një proces i përditshëm riatdhesimi drejt vendeve të origjinës, nën shoqërimin e strukturave të sigurisë shqiptare deri në aeroportin e Rinasit apo në portin e Durrësit.

Ky është kontingjenti i tretë që mbërrin në territorin shqiptar, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane konfirmojnë se bashkëpunimi për këtë program po vijon sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe të të drejtave të njeriut.