U eliminua nga BBV 5 se ofendoi rëndë Juelën, Greta tregon se çfarë do donte nga banorja kur të dalë nga shtëpia - Gazeta Express
string(111) "u-eliminua-nga-bbv-5-se-ofendoi-rende-juelen-greta-tregon-se-cfare-do-donte-nga-banorja-kur-te-dale-nga-shtepia"

Yjet

Gazeta Express

27/03/2026 19:17

U eliminua nga BBV 5 se ofendoi rëndë Juelën, Greta tregon se çfarë do donte nga banorja kur të dalë nga shtëpia

Yjet

Gazeta Express

27/03/2026 19:17

“Nuk pres të bëhemi shoqe të ngushta, por një…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka vendosur të flasë pa dorashka! Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku e pyetur nga dyshja Juli dhe Xhemi, Greta ka zbuluar detaje që nuk janë parë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Marrëdhëniet me banorët mbeten një pikë e nxehtë për ish-banoren. Për Juelën, Greta shprehet se pas daljes së saj pret një bisedë të qetë dhe pa keqkuptime:

“Nuk pres të bëhemi shoqe të ngushta, por një marrëdhënie respekti reciprok. Çfarë ndodhi në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, mbetet aty”.

Kujtojmë se Greta u eliminua nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP 5” për fjalorin e papërshtatshëm ndaj Juelës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement