U ekzekutua me plumb në kokë teksa shoqëronte gruan në punë, detaje të reja për vrasjen e 50-vjeçarit shqiptar - Gazeta Express
string(108) "u-ekzektua-me-plumb-ne-koke-teksa-shoqeronte-gruan-ne-pune-detaje-te-reja-per-vrasjen-e-50-vjecarit-shqiptar"

U ekzekutua me plumb në kokë teksa shoqëronte gruan në punë, detaje të reja për vrasjen e 50-vjeçarit shqiptar

Gazeta Express

28/10/2020 8:32

Një pistë e re po hetohet nga Policia e Shtetit për vrasjen e 50-vjeçarit nga Fieri, Ahmet Toska. Burime nga uniformat blu thanë për Panoramën se për vrasjen e 50-vjeçarit është marrë në pyetje edhe ish-i fejuari i vajzës së tij.

Dyshohet se Toska mund të jetë vrarë si pasojë e ndonjë konflikti pas ndarjes së vajzës së tij. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar, pasi Policia po vijon hetimet pa lënë pas dore edhe pistat e tjera. 

Lexo Edhe:

Gjithashtu një detaj tjetër që mund të sjellë zbardhjen e ngjarjes është edhe fakti që nga 12 kamerat e sigurisë së zonës kanë pikasur agresorin, një të ri me kapuç që çalon. Gjithashtu të njëjtat burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije gjithashtu se arma që është përdorur në këtë krim, është shumë e veçantë. Me një pistoletë të atij lloji, sipas grupit hetimor, janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri.\

50-vjeçari u vra pak ditë më parë në lagjen e tij në Fier, pak metra pasi kishte dalë nga shtëpia, në sy të bashkëshortes së tij. dosja raportoi se Tosku ishte një njeri i qetë dhe pa probleme, megjthatë daja i viktimës ka kryer një vrasje para shumë vitesh, por siç duket gjakmarrësit nuk kanë harruar. Kjo është një tjetër pistë që po hetohet.

Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të vetë 50-vjeçarit, në shtetin fqinj. Ahmet Toska ka qenë emigrant për disa kohë në Greqi dhe konfliktet që ka pasur atje, mund të jenë zhvendosur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.