U ekstradua nga Spanja, Lulzim Berisha përballet me akuzat për vrasjen e biznesmenit Klodian Saliu - Gazeta Express
string(97) "u-ekstradua-nga-spanja-lulzim-berisha-perballet-me-akuzat-per-vrasjen-e-biznesmenit-klodian-saliu"

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2025 15:50

U ekstradua nga Spanja, Lulzim Berisha përballet me akuzat për vrasjen e biznesmenit Klodian Saliu

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2025 15:50

Lulzim Berisha, është ekstraduar nga Spanja dhe tashmë përballet me akuzën e vrasjes së biznesmenit Klodian Saliu, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Prokuroria e Posaçme pritet të kërkojë rivlerësimin e masës së sigurisë për të, duke kërkuar “arrest në burg” pas ekstradimit të tij.

Berisha, i shpallur në kërkim nga shteti shqiptar në vitin 2020, ka një dosje të hapur për vrasjen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, dhe gjithashtu një tjetër për uljen e dënimit të tij nga i përjetshëm në 25 vjet. Ai ishte liruar në 2014, por Gjykata e Lartë ka prishur vendimin dhe do t’i kërkohet të vuajë vitet e falura.I shumëkërkuari u kap në Dhjetor 2022 me identitet të rremë bullgar, duke ndryshuar pamjen e tij fizike për të shmangur kapjen.