U ekstradua nga Dubai për ekzekutimin në 2020-ën të Gjin Ndojit, Apeli lë në burg Denis Brajoviçin - Gazeta Express
string(97) "u-ekstradua-nga-dubai-per-ekzekutimin-ne-2020-en-te-gjin-ndojit-apeli-le-ne-burg-denis-brajovicin"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 11:56

U ekstradua nga Dubai për ekzekutimin në 2020-ën të Gjin Ndojit, Apeli lë në burg Denis Brajoviçin

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 11:56

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Denis Brajoviç.

Ai ekstradua disa kohë më parë drejt vendit tonë, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Denis Brajoviç, u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.

Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri.

Ekzekutimin e kreu Brajoviç, i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.