U dogjën makinat në Yzberisht! Banori: Dua lekët e makinës, e kam blerë me gjak, pronari të më japë hyrje 25 mijë euro - Gazeta Express
string(114) "u-dogjen-makinat-ne-yzberisht-banori-dua-leket-e-makines-e-kam-blere-me-gjak-pronari-te-me-jape-hyrje-25-mije-euro"

U dogjën makinat në Yzberisht! Banori: Dua lekët e makinës, e kam blerë me gjak, pronari të më japë hyrje 25 mijë euro

Gazeta Express

03/12/2019 13:48

Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës. Banorët shprehen se pallati nuk ka sistem alarmi për zjarrin, ndërkohë që banesat e tyre janë bërë zi nga tymi.

Banorët të tmerrua kanë treguar për Fax News se zjarrfikësja nuk mundi ti ndihmonte se nuk kishte mjete. Ato kërkojnë që të dëmshpërblehen, pasi në pallat nuk ka funksionuar sistemi i alarmit dhe as kamera sigurie.

Lexo Edhe:

Banorët shprehen se kanë pritur në ballkon për rreth një orë, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte as litar për ti ndihmuar që zbrisnin nga ballkoni.

“Zbritëm me litar. Një orë po prisnim në ballkon. Mbas një ore erdhi zjarrfikësja. Kam qenë në kat të dytë. Zjarrfikësja nuk kishte shkallë. U tmerrua çuni. U helmuan, një orë e gjysëm rrinim në ballkon. Makinën e kam të çunit ka ardhur e ka sjellë makinën dhe ka rënë në gjumë. Makina ishte bërë sterr. Pronari të japë dëmin, ose do bëjmë vetëgjyqësi. E kam blerë me gjak makinën. Të përgjigjen për dëmet. 25 mijë euro makinën. Të më japë pronari hyrjen. Të vijë shteti këtu. Nuk ka punuar asnjëherë. Dhjetë metra litar nuk kishin. Se mos ka emër pronari, Stefan e ka emrin.”- u shprehën banorët.