Legjenda e tenisit, Bjorn Borg, ka folur për betejën e tij me kancerin e prostatës “jashtëzakonisht agresiv”.
69-vjeçari e njoftoi lajmin në kapitullin e fundit të autobiografisë së tij, duke deklaruar se sëmundja ishte “në fazën më të avancuar”, por do të “luftonte çdo ditë sikur të ishte një finale e Wimbledonit”.
Ish-numri 1 në botë, Bjorg, fitoi 11 tituj Grand Slam, përfshirë pesë Wimbledon radhazi, përpara se të tërhiqej papritur në moshën 25 vjeçare.
“Mjeku më tha që këto qeliza kancerogjene janë të fjetura dhe do të jetë një luftë në të ardhmen”, u shpreh ai për BBC.
“Çdo gjashtë muaj shkoj dhe bëj testin. Testin e fundit e bëra dy javë më parë. Është një gjë me të cilën duhet të jetoj.”
Ata donin të bënin teste pasuese, por Borg udhëtoi për në Vankuver në turneun e tenisit Laver Cup përpara se të kthehej për teste të tjera.
“Gjëja është se nuk ndjen asgjë – ndihesh mirë, dhe pastaj thjesht ndodh”, tha ai. “Shpresoj se do të jem mirë”.

Borg kishte për vizita për kancerin e prostatës “për shumë vite” përpara se mjekët ta diagnostikonin me sëmundjen në vitin 2023, përcjell Panorama.