“U diagnostikova me epilepsi” – aktorja e njohur shqiptare prek me rrëfimin - Gazeta Express
string(71) "u-diagnostikova-me-epilepsi-aktorja-e-njohur-shqiptare-prek-me-rrefimin"

Rozë

Gazeta Express

20/06/2025 7:57

“U diagnostikova me epilepsi” – aktorja e njohur shqiptare prek me rrëfimin

Rozë

Gazeta Express

20/06/2025 7:57

Aktorja e njohur shqiptare Ana Lika, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Pas humbjes së nënës, Ana është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale.

“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik – një formë epilepsie”, tregoi Ana, duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të pranonte publikisht sëmundjen: “Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë”, tha jao në emisionin “Mam” me Orinda Hutën.

Për shkak të trajtimit me medikamente, Ana mori vendimin që vajzës së saj të mos i jepte gji, një zgjedhje e dhimbshme për çdo nënë, por e detyruar nga rrethanat.

Në një moment reflektimi të thellë, ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bjordin: “E kam pyetur nëse donte të rrinte me mua. Doja të dija nëse i peshoja. Nuk doja të isha barrë për askënd”.

Megjithatë, ajo e përshkroi Bjordin si “shtyllën” e saj, ndërsa për veten u shpreh me përulësi: “Mbase unë jam ndihma e Bjordit tamam tamam”.