“U dhunova në xhami”, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës rrëfen për tmerrin që përjetoi - Gazeta Express
string(93) "u-dhunova-ne-xhami-e-mbijetuara-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-rrefen-per-tmerrin-qe-perjetoi"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 7:00

“U dhunova në xhami”, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës rrëfen për tmerrin që përjetoi

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 7:00

Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, ka rrëfyer për momentin e dhunimit nga forcat serbe, duke thënë se atë e përjetoi në një xhami të fshatit ku ishin, pasi ishin zënë nga forcat serbe bashkë me të afërmen e saj.

“Kemi qenë me një grumbull njerëzish, na grumbulluan me një xhami, ka pasur popullatë shumë, ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin, qanin burra, gra, fëmijë, ua merrnin burrat përpara, i ndanin gratë, fëmijët bërtisnin, të rraskapitur, pa hangër, pa pi, duke i depërtuar nga një vend në vendin tjetër, nga një fshat në fshatin tjetër, ishin të lodhur, s’mund ta përshkruash me fjalë vuajtjen e dhimbjet që i kemi përjetuar. Në Xhami aty ndodhi më e keqja, ndodhi, aty e kam përjetuar dhunimin. Në mënyrë çnjerëzore, vetëm një njeri që s’ka ndjenja njerëzore e bënë atë”, rrëfen ajo në RTV Dukagjini.

Ajo thotë se si 19-vjeçare ishte vetëm një paramilitar që e mori dhe e dhunoi, teksa një tjetër ruante te dera.

“Ai është përjetim që s’mund ta përshkruaj me fjalë, çdo herë njeriu që i ndodhë një fatkeqësi, çdo herë e gjykon vetën, pse më ndodhi, si më ndodhi, mos të kisha shkuar ndoshta s’do të më ndodhte. Por kur të ndodhë, duhet të pajtohemi sepse jeta e njeriut është e vlefshme, por nuk mund ta përshkruash me fjalë dhembshmërinë, tmerrin. Aty filluan m’i zhveshën rrobat me thikë. S’ke pasur fuqi të rezistosh, të mbrohesh, ishe e pambrojtur. Po të isha e veshur ushtare ndoshta edhe kisha vdekur, kisha thënë se familja ime më shohin si dëshmore e jo sikur një femër, të duket vetja më…”, shton ajo gjatë rrëfimit të saj.

E mbijetuara e dhunës seksuale thotë se paramilitarët kanë qenë të ngjyrosur në fytyrë, çka e ka bërë të pamundur identifikimin apo mbajtjen mend te fytyrave të tyre.