“U desht me ditë me çfarë njeri kanë punë – bizneset i kanë shty edhe punëtorët me e votu Kurtin”, Mirena: Ka me i detyru edhe me u largu - Gazeta Express
string(131) "u-desht-me-dite-me-cfare-njeri-kane-pune-bizneset-i-kane-shty-edhe-punetoret-me-e-votu-kurtin-mirena-ka-me-i-detyru-edhe-me-u-largu"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 21:27

“U desht me ditë me çfarë njeri kanë punë – bizneset i kanë shty edhe punëtorët me e votu Kurtin”, Mirena: Ka me i detyru edhe me u largu

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 21:27

Analisti Ilir Mirena është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se Kurti “nuk i do njerëzit që kanë pavarësi ekonomike dhe ata që janë të pasur”.

Teksa në Pressing filluan diskutimet për krizën e bizneseve, Mirena i la fajtore edhe bizneset që u thanë edhe punëtorëve të tyre ta votonin Kurtin.

“Bizneset si kanë kuptu deklaratat e Qeverisë Kurti më herët, u deshtë me ditë me çfarë njeri kanë punë. E kanë mbështet vazhdimisht e financiarisht, i kanë shti punëtorët me votu e sot po ankohen çka po na bën”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.

“Bizneset nëse nuk vetëdijësohen, mos të presin mirëkuptim nga kjo qeveri dhe Albin Kurti. Ky ka me i detyru edhe me u largu e me i mbyllë. Mendësia e Albin Kurtit nuk i don njerëzit që kanë pavarësi ekonomike”, tha Mirena.

“Këta dojnë me kriju një shtrese të njerëzve me ju dhanë sadaka e ndihma”, tha ai për qeverinë Kurti.