Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Hagë për drejtësi për çlirimtarët.
Ajo ka shkruar në Facebook se sot u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar dhe kombëtar.
“Në Hagë u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar. Me mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora u ngritën për drejtësi, për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj të shenjta. Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë”, ka shkruar Deliu. /Gazeta Express