“U deshën shtatë muaj për skenën intime me Milly Alcock” - Gazeta Express
string(54) "u-deshen-shtate-muaj-per-skenen-intime-me-milly-alcock"

“U deshën shtatë muaj për skenën intime me Milly Alcock”

TV/Film

Gazeta Express

21/09/2022 20:21

“Seksi nuk është aq i bukur”. Akroti i “House of the Dragon”, Fabien Frankel thotë që ai nuk dëshironte një skenë intime me Milly Alcock të jetë “falas” dhe pranoi që kaloi shtatë muaj që ta planifikonte atë skenë

Ylli i “House of the Dragon”, Fabien Frankel ka thënë që ai nuk dëshironte që skena e tij me Milly Alcock të shihej si “falas dhe e lirë” dhe pranoi në një intervistë së planifikoi shtatë muaj si ta realizonte.

Lexo Edhe:

Aktori (28 vjeçar), që luan rolin e rojës mbretërore, Ser Criston Cole në parangjarjen e serialit, Games of Thrones, ka momentin kur karakteri i tij bën marrëdhënie intime me princeshën Rhaenyra Targaryen,  që luhet nga Milly Alcock (22 vjeçare).

Duke folur për këtë skenë të nxehtë, Fabien tha se ai nuk dëshironte që skena të duke e “lirë”, duke thënë që ai dëshironte që ajo të “theksonte realitetet që rrethojnë seksin”, duke i dhënë skenës më shumë së një moment filmik.

Ai tha se skena është diskutuar më shumë së shtatë muaj që ata ta bëjnë si duhet, duke shtuar që ata madje kanë folur që edhe largimi i armaturës së tij të bëhet në mënyrë sa më natyrale.

“Gjeja më e rëndësishme për mua është që të mos ndihem si në një skenë të zakonshme seksuale të kohë në skenë, sepse nuk duhet të jetë kështu, për shkak se nuk është kështu – të gjithë ata që bëjnë seks do ju thonë se seksi nuk është edhe aq i bukur”.

“Nuk është diçka piktoreske, e mahnitshme, është e sikletshme, sidomos kur jeni të rinj. Ke një siklet në të cilin duhet të ulesh e të zbulosh dhe mandej të zbulosh dhe të kuptosh trupin e tjetrit – pa harruar anën praktike dhe gjërat e tjera”. /GazetaExpres/