U denoncua nga kolegu, arrestohet punonjësi i Bashkisë së Fushë Arrëzit - Gazeta Express
string(70) "u-denoncua-nga-kolegu-arrestohet-punonjesi-i-bashkise-se-fushe-arrezit"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 16:00

U denoncua nga kolegu, arrestohet punonjësi i Bashkisë së Fushë Arrëzit

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 16:00

Një punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit ra në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga u vu një 61‑vjeçar dhe sipas policisë, arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë po nga një punonjës i kësaj bashkie.

Sipas denoncuesit, 61‑vjeçari fyente dhe përndiqte në rrjetet sociale atë dhe familjarët e tij, në mënyrë të përsëritur. Policia thotë, po ashtu, se 61‑vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit, se 61‑vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjetet sociale 38‑vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, thotë policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.