Ishte futur në ujë për t'i hedhur rrjetat, peshkatari 68 vjeçar u gjet i vdekur në lumin Mat - Gazeta Express
string(88) "u-deklarua-i-humbur-policia-shqiptare-njofton-se-68-vjecari-u-gjet-i-vdekur-ne-lumin-mat"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 17:29

Ishte futur në ujë për t’i hedhur rrjetat, peshkatari 68 vjeçar u gjet i vdekur në lumin Mat

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 17:29

Policia e Lezhës bën me dije se, pas konstatimit të humbjes së 68-vjeçarit Dedë Qoku paraditen e kësaj të premteje në lumin Mat, është gjetur trupi i tij i pajetë, si pasojë e mbytjes.

Qoku u raportua i zhdukur nga një shok i tij peshkatar, dhe pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e RENEA-s bënë të mundur gjetjen e tij.

Dyshohet se ai ishte futur në ujë, në afërsi të Urës së Zogut, për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se:

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.