U dëbua nga Britania, shqiptari kthehet sërish me kamion për të takuar të dashurën - Gazeta Express
string(81) "u-debua-nga-britania-shqiptari-kthehet-serish-me-kamion-per-te-takuar-te-dashuren"

U dëbua nga Britania, shqiptari kthehet sërish me kamion për të takuar të dashurën

Gazeta Express

14/07/2020 21:33

Një shqiptar i cili u dëbua nga Britania e Madhe dhe vendosi të shkojë sërish me dokumente të rreme, është kapur dhe është dërguar në gjykatë.

Mediat britanike shkruajnë se Edison Lici u soll në Shqipëri, pasi u kap me drogë, por shkoi përsëri në Britani me kamion dhe u vendos në Uells, ku mori dokumente false italiane dhe u përpoq që të merrte leje qendrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo Edhe:

Skema e falsifikimit u shkatërrua dhe u vu re se letrat e tij ishin false. Në shtator të vitit 2018 Lici u depërtua në Shqipëri pas një dënimi penal në qershor të po atij viti.

Hannah George, tha se brenda gjashtë muajve të pandehurit kishin shkelur urdhrin e dëbimit duke u futur përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi siç duket ishte rikthyer në vend në pjesën e prapme të një kamioni.

Pastaj në korrik 2019 Lici aplikoi në DVLA për një leje të përkohshme drejtimi në emër të një italiani të quajtur Alex Passini.

Prokurori tha se duket se 28-vjeçari Lici kishte jetuar “ilegalisht në MB nën atë emër”. Lisa Wilson tha se Lici kishte ardhur në Uells për të qëndruar me të dashurën e tij dhe kishte mbijetuar duke bërë punë të ndryshme, në lavazh apo ndërtim.

Ajo tha se ai kishte blerë dokumentet italiane për një shumë të vogël dhe kishte menduar të punonte si shofer.

Gjykatësi Catherine Richards i tha Licit se nuk kishte të drejtë të qendronte në Mbretërinë e Bashkuar në kohën kur ai përdori një dokument të rremë në përpjekje për të siguruar një patentë shoferi. /abc