Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Granit Begolli u citua sot nga mediat serbe lidhur me disa deklarata që bëri mbrëmë në këtë emision rreth kandidaturës së përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë për Kampionatin Evropian U21.
Begolli tha mbrëmë se duhet të tërhiqet kandidatura, ndërsa sot u shpreh se as Serbia nuk e ka me qejf këtë bashkëpunim.
“Ata na kanë citu neve çka kemi thënë në emision sikur edhe ata janë të pajtimit që kjo mos me u bë. As ata nuk e kanë me qejf fort këtë punë. Po besoj që me shumë interes i ndjekin zhvillimet në Kosovë. Në momentin që na i djegin flamurin kombëtar dojnë me përçu mesazh që nuk jemi për me bë një bashkëpunim me juve. Nuk e kanë krejt te pjesa e Kosovës, se na tash kemi një flamur tjetër. Ata kishin mujt me djeg flamurin e Kosovës. Ata dojnë me çu një mesazh që nuk janë pro zhvillimit të një kampionati”, tha Begolli.