U arrestua pas 4 vitesh arrati, gjykata lë në burg Spartak Çelën - Gazeta Express
string(63) "u-arrestua-pas-4-vitesh-arrati-gjykata-le-ne-burg-spartak-celen"

U arrestua pas 4 vitesh arrati, gjykata lë në burg Spartak Çelën

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2024 16:15

Është lënë në burg shtetasi Spartak Çela, i cili u kap nga policia dy ditë më parë pas 4 viteve arrati.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas mbi të cilin rëndojnë akuzat; “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Lexo Edhe:

Komisariati i Policisë së Pogradecit arretsoi më 11 korrik Spartak Çelën, rreth 39 vjeç, i cili në 2020 qeëluar me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshijhej sërish.

Prej katër 4 vitesh, që nga ngjarja e parë kur ai qëlloi me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, autori kishte mundur të fshihej ndaj policisë, në malësinë e Mokrës.