Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”, i arrestuar dy ditë më parë në Kolumbi është akuzuar nga nëna e shtetasit Renato Hamza ose “Reni Elbasanit”, person i zhdukur prej 2014, se ka marrë pjesë në zhdukjen e tij së bashku me shtetasin Indrit Shaqja, aktualisht në burg i dënuar për dy vrasje.
Klironomi akuzohet për disa vepra penale në Shqipëri dhe njëkohësisht në Kolumbi si i lidhur me grupin kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai ishte me të kuqe në listën e Interpol, si ndër më të kërkuarit.
Denis Xhija (ose siç thirrej ndryshe Deniz Klironomi) dhe Indrit Shaqja dyshohet se për llogari të një grupi kriminal kanë marrë peng, rrëmbyer, vrarë dhe më pas zhdukur Renato Hamza.
Kjo ngjarje nuk ka arritur të zbardhet edhe sot e kësaj dite.
/Gazeta Express