U arrestua në Itali për vjedhje, flet nëna e efektivit të Lezhës - Gazeta Express
string(63) "u-arrestua-ne-itali-per-vjedhje-flet-nena-e-efektivit-te-lezhes"

Shqiperi

Gazeta Express

22/11/2022 21:02

U arrestua në Itali për vjedhje, flet nëna e efektivit të Lezhës

Shqiperi

Gazeta Express

22/11/2022 21:02

Familjarët e Klisman Nikollit, ish-efektivit të policisë së Lezhës, i cili u arrestua në Itali për vjedhje, mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e djalit të tyre.

Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli ka deklaruar se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo për news24.

Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme.

“Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi”, tha ajo.

Kujtojmë se sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur përjashtimin e tij nga policia./Gazeta Express