U ankua që Srpska në fushatë përdori parulla për Radojçiqin, edhe Supremja ia rrëzon ankesën e VV'së - Gazeta Express
string(98) "u-ankua-qe-srpska-ne-fushate-perdori-parulla-per-radojciqin-edhe-supremja-ia-rrezon-ankesen-e-vvse"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:44

U ankua që Srpska në fushatë përdori parulla për Radojçiqin, edhe Supremja ia rrëzon ankesën e VV’së

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:44

Gjykata Supreme ka njoftuar se e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e LVV’së kundër vendimit të PZAP’së, vendim që e rrëzonte ankesën e VV’së ndaj Listës Serbe lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjekti politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.37/2025, të datës 17.09.2025. PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën (ZL.Anr.37/2025), e parashtruar nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, kundër subjektit politik, Lista Serbe, lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datë 12 Tetor 2025. Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë.”

LVV kishte paraqitur ankesë në PZAP duke thënë se Lista Serbe gjatë tubimit të hapjes së fushatës zgjedhore ka ekspozuar parullën “svi za brata milana”, duke shprehur kështu përkrahjen për Milan Radojiçiq, i cili është shpallur në kërkim nga institucionet e Republikës së Kosovës si organizator i sulmit terrorist në Banjska të vitit 2023.