U alivanos pasi përfundoi punën në një kompani ndërtimore, vdes një person në Gjakovë - Gazeta Express
string(84) "u-alivanos-pasi-perfundoi-punen-ne-nje-kompani-ndertimore-vdes-nje-person-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 10:00

U alivanos pasi përfundoi punën në një kompani ndërtimore, vdes një person në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 10:00

Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Gjakovë. Në njoftim thuhet se, sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë.

Nga policia është deklaruar se viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

‘‘HETIM I VDEKJES

Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress