U akuzuan se po vidhnin ndihmat për tërmetin, SHÇBA kallëzon 2 përfaqësues të Aleancës për Teatrin - Gazeta Express
string(97) "u-akuzuan-se-po-vidhnin-ndihmat-per-termetin-shcba-kallezon-2-perfaqesues-te-aleances-per-teatrin"

Gazeta Express

02/12/2019 22:53

U akuzuan se po vidhnin ndihmat për tërmetin, SHÇBA kallëzon 2 përfaqësues të Aleancës për Teatrin

Gazeta Express

02/12/2019 22:53

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar penalisht dy prej përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kanë postuar këtë të hënë pamje video në afërsi të Ministrisë së Brendshme, ku nga një makinë e policisë dilnin qese me ndihma.

SHÇBA ka përcjellë një njoftim duke u shprehur se videot e kapura janë ato të provave që policia i ka përcjellë në Ministrinë e Brendshme dhe që kanë të bëjnë me vjedhjen e kryer disa ditë më parë nga një zyrtar i policisë, bashkëshortja e tij si dhe një i afërm i tyre, zjarrfikës. Mbi ngjarjen reagoi dhe Ministri i Brendshëm si dhe vetë Ministria, duke përcjellë dhe procesverbalet që tregonin se qeset e ndihmave (provat) po depozitoheshin në magazinën e institucionit si prova materiale.

Lexo Edhe:

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë. SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut”, thuhet në njoftimin zyrtar.