Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot të shpallë të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduard Duro, dhe katër të pandehur të tjerë: Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Malo dhe Vojsava Bregu. Sipas trupës gjykuese, faktet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk përbëjnë vepër penale.
Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë të datës 10 shkurt 2025, duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK për dënimin e Durës me 1 vit burg dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Të gjithë të pandehurit u akuzuan për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, por gjykata vendosi se nuk kishte elementë penalë në veprimet e tyre.
Në vendimin e saj, gjykata theksoi se sipas nenit 388 të Kodit të Procedurës Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”, ndaj dhe të pesë zyrtarët u shpallën të pafajshëm. Shpenzimet gjyqësore dhe ato të hetimit do të mbulohen nga shteti.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...