U akuzua për 8 përdhunime, dikur mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në botë e provon rikthimin në fushë në Poloni - Gazeta Express
string(110) "u-akuzua-per-8-perdhunime-dikur-mbrojtesi-i-majte-me-i-shtrenjte-ne-bote-e-provon-rikthimin-ne-fushe-ne-poloni"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 15:20

U akuzua për 8 përdhunime, dikur mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në botë e provon rikthimin në fushë në Poloni

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 15:20

Benjamin Mendy e ndjeu brenda një kohe të shkurtër sa i shkurtër ishte udhëtimi nga maja në fund.

Ai ishte kampion bote me Francën në vitin 2018, njëkohësisht edhe mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në botë, kur u transferua në Manchester City nga Monaco për 57,500,000 euro një vit më pas.

Tre vjet pasi e fitoi Kupën e Botës në Rusi, Mendy u përball me katër akuza për përdhunim.

Në vitin 2021, ai ishte në të gjitha faqet e para të mediave britanike dhe botërore.

Në vend të futbollit, ai u shkrua si përdhunues dhe një burrë që kënaqet duke ngacmuar gratë.

Ndërsa Mendy ishte në paraburgim, mbërritën padi të reja për krime të reja.

Në fund, francezi me origjinë senegaleze u paraqit para gjykatësit me akuzat e mëposhtme – tetë përdhunime, një tentativë përdhunimi dhe një sulm seksual.

Mendy kërkoi drejtësi në gjykatë për veten e tij. Ai e paditi Manchester Cityn sepse ata ndaluan së paguari pagën e tij ndërsa ai ishte në paraburgim.

Bëhej fjalë për një shumë borxhesh deri në 13,000,000 euro.

Pas Cityt ai dështoi ta ringjallte karrierën e tij tek Lorient në Francë dhe Zyrichu në Zvicër.

Tani Benjamin Mendy do të përpiqet ta bëjë një ringjallje të futbollit në Poloni, përcjell tch.

Sipas mediave polake, ish-përfaqësuesi francez e nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Szczecin, me një pagë prej më shumë se një milion eurosh në sezon.