Tyson për McGregorin: Do ta zhdëpja mirë - Gazeta Express
string(39) "tyson-per-mcgregorin-do-ta-zhdepja-mire"

Gazeta Express

29/07/2020 8:41

Tyson për McGregorin: Do ta zhdëpja mirë

Gazeta Express

29/07/2020 8:41

Legjenda e boksit, Mike Tyson, është shprehur plot vetëbesim para kthimit të tij në ringun e boksit më 12 shtator, duke thënë se do ta zhdëpte mirë yllin e UFC-së, Conor McGregorin.

Mike Tyson ka qenë në qendër të vëmendjen në botën e boksit që kur lajmëroi se do të dilte nga pensionimi për zhvillimin e disa meçeve për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai tani ka arritur marrëveshje për të luftuar kundër Roy Jones Jr më 12 shtator, ndërsa Tyson ka qenë duke shkuar nëpër programe të ndryshme televizive për ta promovuar këtë meç.

Në mesin e promovimeve, Tyson u pyet për luftëtarin e arteve të përziera marciale, Conor McGregor, i cili kishte debutuar edhe në boks me meçin kundër Floyd Mayweather.

“Do ta zhdëpja mirë”, tha 54-vjeçari kur u pyet për një meç kundër McGregorit.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.

Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur formë mbresëlënëse fizike. /Gazeta Express/