A po dërgon shenja Tyson Fury që kërkon Mike Tysonin në qoshe të ringut
Tashmë nuk është sekret se emrin e kujt e përdori John Fury për ta emëruar djalin e tij Tyson, ai u morr nga kampioni legjendar amerikan i peshave të rënda, Mike Tyson – njëri nga boksierët më të frikshëm që njeh historia e boksit.
Deri me sot, asnjë boksier nuk ka arritur që ti afrohet atij as afër kur ai ishte në kulmin e karrierës. Por, tani Tyson Fury ka arsye për t’u zhgënjyer në njërin prej idolëve të tij që për momentin është duke e stërvitur kundërshtarin e ardhshëm të tij. Prej që në kampin e Francis Ngannou kaloi “Mike i Çeliktë” e ku ai është duke e stërvitur atë dhe madje është bërë pjesë edhe e debatit para ndeshjes me boksierin britanik, ndeshje kjo që do të luhet në Arabinë Saudite. Të gjithë tashmë do të dëshirojnë të dinë se si ndihet Tyson Fury për këtë, për të cilën gjë ai ka folur në njërën prej intervistave të fundit.
“Mendoj se ky fakt është shumë i trishtueshëm, me të vërtetë. Njeriu nga i cili mora emrin, një legjendë, do të jetë kundër meje dhe mandej do të dalë si i humbur, i humbur nga një njeri që është emëruar sipas emrit të tij. Mendoj se kjo është e trishtueshme dhe mendoj se ai duhet të jetë në anën time, jo në anën e kundër, por biznesi është biznes dhe unë e kuptoj biznesin”, ka thënë Fury kur është pyetur se si ndihet ai kur trajner i Francis Ngannou është Mike Tyson.
“Nuk ka rëndësi se kush e ushtron këtë dostin (Ngannou), pavarësisht sa stërvitje boksi të bëjë, të gjithë kanë një plan derisa goditën në fytyrë dhe nuk jam i sigurt se kush e ka thënë këtë, por është e vërtetë. Ata kanë një plan derisa ta marrin një grusht gojës”.
Sipas disa deklaratave të fundit nga John Fury në një intervistë për Netflix, ka shumë shqetësime që janë duke e rrethuar Tyson Furyn për përgatitjen e kësaj ndeshje. Gjatë pëshimit, Tyson Fury u shfaq më i rëndë së zakonisht derisa thuhet se ai është duke vuajtur edhe nga një varësi.
Derisa Francis Ngannou ka arritur ta mban vetën në formë të mirë dhe duket i shkathët në stërvitjet e tij me Mike Tyson. Pavarësisht aftësive të tij të dukshme dhe IQ në boks, Tyson Fury është ekspert për t’i befasuar ekspertët kur është në pyetje boksi dhe përkushtimi i tij në stërvitje në këtë sport. /GazetaExpress/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...