Sonte në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për sulmet e Presidentes ndaj mediave pas raportimit për shkollimin në një institucion privat të vajzave të saj dhe deklarimet për gjendjen në shkollat publike.
Panelisti Berat Buzhala është shprehur i ashpër me Presidenten Vjosa Osmani, ku thotë se ajo është zgjedhur presidente me votë të Adem Hoxha.
Ai tutja thotë se me Milan Radojçiqin kanë folur për çdo gjë duke përfshirë edhe Ligjin e Veteranëve të luftës.
“ Qysh mundet me fol për Radioiçiqin, kur kjo u zgjedh presidente me votë të atij Adem Hodzën. Behgjet Pacolli e ka thirr Adem Hodzen, nashta edhe dikon tjetër, po atë e tregon Bhegjeti. Që e ka thirr Vjosa Behgjetin, në zyre të Presidencës. Nashta vetë Milani u thirr atë ditë në telefon. Ka mundësi që u thirr vetë Milani. Behgjeti i ka thirr në telefon edhe i ka thon me kërkesë të Albinit dhe Vjosës.
Le të gjen Vjosa Osmani naj provë sa fol e llomotit nëpër tv, pra ty tka zgjedh Radoiçiqi. Shefen e grupit parlamentar të VV, ka fol me Radojçiqin, kanë vendos për anëtar të Kushtetueses me Radojçiqin, kanë fol për Ligjin e Veteranëve të Luftës me Radojçiqin, skanë lon gjë pa bo me Radojçiqin, tash në 2025 thotë unë i kom do prova…”, tha Buzhala.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...