Twitteri me etiketë manipulimi të videos ku Bideni bënte thirrje për të votuar Trumpin - Gazeta Express
string(86) "twitteri-me-etikete-manipulimi-te-videos-ku-bideni-bente-thirrje-per-te-votuar-trumpin"

Gazeta Express

10/03/2020 1:26

Twitteri me etiketë manipulimi të videos ku Bideni bënte thirrje për të votuar Trumpin

Gazeta Express

10/03/2020 1:26

Rrjeti i madh social, Twitter, e ka përdorur për herë të parë etiketimin “publikim i manipuluar” në një video të edituar të fjalimit të Joe Bidenit, kandidatit demokrat për president në SHBA.

Etiketimi, i prezantuar më 5 mars, u tregon lexuesve kur një fotografi apo video është fabrikuar.

Lexo Edhe:

Pamjet ishin postuar nga Dan Scavino, drejtor i rrjeteve sociale në Shtëpinë e Bardhë. Në to dëgjohej kandidati demokrat që ftonte njerëzit të votonin për presidentin Donald Trump, nga radhët e Republikanëve. Në klipin e montuar, Bideni dëgjohet teksa thotë “Ne vetëm mund të rizgjedhim Donald Trumpin”.

Videoja ishte shpërndarë nga Trumpi dy herë. Trumpi kishte shpërndarë videon duke shkruar “Pajtohem me të”.

Politika e re e Twitterit për përmbajtjen e manipuluar prek “materialet që mund të ndikojnë në sigurinë publike apo shkaktojnë dëme serioze”. Rrjeti social mund të fshijë një postim, të reduktojë shpërndarjen, apo ta shpallë si të manipuluar.

Ky rrjet social u kritikua nga përdoruesit pasi iu deshën 18 orë për të vënë etiketën e manipulimit në postimin e Scavinos. Deri në atë kohë, ajo ishte parë nga më shumë se pesë milionë ndjekës.