Twitter njofton se talebanët mund të jenë pjesë e platformës derisa i respektojnë rregullat - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/08/2021 11:51

Twitter njofton se talebanët mund të jenë pjesë e platformës derisa i respektojnë rregullat

Lajme

Gazeta Express

19/08/2021 11:51

Talebanët do të mund të jenë pjesë e platformës së Twitterit, derisa ata i përmbahen rregullave të këtij gjiganti, kanë bërë të ditur nga kjo kompani.

Në kumtesën e lëshuar për media, Twitter i është përgjigjur pyetjes nëse do të ketë ndonjë ndalesë për qeverinë e re në Afganistan që përbëhet nga talebanët – ata kanë bërë të ditur se do të jenë neutral derisa i respektojnë rregullat dhe nuk bëjnë ndonjë shkelje, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

“Prioritet i Twitterit mbetet siguria e njerëzve, dhe në jemi shumë vigjilent kur është kjo çështje në pyetje”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Zëdhënësi i talebanëve ka një llogari të paverifikuar në Twitter. Bëhet fjalë për Zabihullah Mujahid që ka mbi 310 mijë ndjekës.