Twitter, Ditën e heqjes së robërisë në të ardhmen do ta festojë si ditë jopune - Gazeta Express
string(77) "twitter-diten-e-heqjes-se-roberise-ne-te-ardhmen-do-ta-festoje-si-dite-jopune"

Twitter, Ditën e heqjes së robërisë në të ardhmen do ta festojë si ditë jopune

Gazeta Express

10/06/2020 22:52

Drejtori i përgjithshëm dhe bashkëthemeluesi i Twiterit, Jack Dorsi paralajmëroi se “në të ardhmen” 19 qershori, dita e cila në SHBA shënohet si dita e heqjes së robërisë, do të shpallet ditë jopune për dy kompanitë e tij – Twiter dhe Skuer.

“Atë ditë do t’ia kushtojmë festës, mësimit dhe ndërlidhjes”, kumtoi Dorsi në Twiter.

Lexo Edhe:

“Cicërima” e Dorsit është në momentin kur në SHBA ka protesta për shkak të racizmit dhe dhunës policore pas vdekjes së afroamerikanit George Floyd, i cili vdiq gjatë aksionit policor.

Më 19 qershor të vitit 1865 gjenerali Gordon Granger lexoi manifestin për lirimin e robërve afroamerikanë në Teksas, shtetin e fundit federal i cili e hoqi robërinë pas përfundimit të Luftës civile.