Tuttosport: Zhegrova ka ende rrugë të gjatë deri të jetë i gatshëm për të startuar - Gazeta Express
string(81) "tuttosport-zhegrova-ka-ende-rruge-te-gjate-deri-te-jete-i-gatshem-per-te-startuar"

Futboll

Gazeta Express

03/11/2025 10:48

Tuttosport: Zhegrova ka ende rrugë të gjatë deri të jetë i gatshëm për të startuar

Futboll

Gazeta Express

03/11/2025 10:48

Edon Zhegrova ka hasur në vështirësi në këtë fillim të aventurës së tij te Juventusi.

Tash e pesë ndeshje radhazi, Edon Zhegrova nuk ka marrë as edhe një minutë te “Zonja e Vjetër”, ndonëse në katër ndeshjet e fundit ishte edhe në bankën rezervë.

Mediumi i njohur italian, Tuttosport raporton se Edon Zhegrova ende nuk është 100% i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit bazë të Juventusit.

“Edon Zhegrova ende ka rrugë të gjatë derisa të rikuperohet mjaftueshëm për të hyrë në formacionin startues në Juventusit”, shkruhet në artikullin e medias italiane.

Ylli kosovar pritet të jetë pjesë e listës së Kosovës për dy ndeshjet shumë të rëndësishme të dardanëve në nëntor, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. /Gazeta Express/