Turqia shkundet nga një tërmet masiv prej 6.1 shkallësh - Gazeta Express
string(55) "turqia-shkundet-nga-nje-termet-masiv-prej-6-1-shkallesh"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:02

Turqia shkundet nga një tërmet masiv prej 6.1 shkallësh

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:02

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore të dielën, tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive AFAD i vendit, ndërsa media lokale tha se tërmeti u ndje në disa provinca turke.

AFAD ka njoftuar se tërmeti ndodhi rreth orës 7:53 të mbrëmjes sipas orës lokale në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Pamjet e publikuar në rrjete sociale tregojnë për dëme materiale, derisa nuk dihet ende nëse ka viktima./Express/