Turqia neutralizon katër militantë kurdë në Irak - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

18/02/2020 10:10

Turqia neutralizon katër militantë kurdë në Irak

Lajme

Gazeta Express

18/02/2020 10:10

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi të martën se forcat e sigurisë i kanë neutralizuar katër militantë kurdë në pjesën veriore të Irakut.

Kjo ministri tha përmes një postimi në Twitter se militantët ishin duke planifikuar sulme kundër Turqisë dhe u neutralizuan përmes përkrahjes ajrore në rajonet Hakurk dhe Avasin.

Autoritetet turke e përdorin fjalën “neutralizim” kur personat dorëzohen, arrestohen ose vriten, shkruan agjencia “Anadolu”.

Militantët kurdë shpesh e përdorin territorin verior të Irakut për të kryer sulme përtej kufirit, brenda territorit të Turqisë, transmeton Gazeta Express.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si organizatë terroriste.

Për më shumë se 30 vjet, kurdët janë përleshur me forcat turke duke e kërkuar pavarësinë nga Turqia.