Turqia ndalon eksportin e respiratorëve pa leje nga shteti - Gazeta Express
string(58) "turqia-ndalon-eksportin-e-respiratoreve-pa-leje-nga-shteti"

Turqia ndalon eksportin e respiratorëve pa leje nga shteti

Gazeta Express

26/03/2020 12:29

Turqia nxori një dekret përmes të cilit u kërkon kompanive që të marrin leje nga shteti nëse dëshirojnë të eksportojnë respiratorë mjekësorë dhe pajisje tjera.

Qëllimi i kësaj mase është plotësimi i kërkesës në tregun e brendshëm, derisa numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend po rritet.

Lexo Edhe:

Në Turqi, 59 njerëz vdiqën gjatë dy javëve të fundit dhe 2.433 u infektuan me koronavirusin e ri.

Dekreti thotë se kompanitë do të kenë nevojë për leje të veçantë për të eksportuar respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore.

Ankaraja më parë ka njoftuar se do të ndalojë eksportimin e maskave mbrojtëse.

Turqia ka ndërmarrë një numër masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarë të moshuar, mbylljen e shkollave, restoraneve dhe bareve, si ka ka ndaluar lutjet masive dhe ndeshjet sportive./rel