Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella - Gazeta Express
string(68) "turqia-mund-te-perballet-me-kosoven-ne-finale-flet-trajneri-montella"

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 14:05

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 14:05

Turqia po përgatitet për një sfidë vendimtare në rrugën drejt ëndrrës së Botërorit dhe trajneri Vincenzo Montella u ka kërkuar lojtarëve të tij një paraqitje perfekte.

Në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së “play-off”-it kundër Rumanisë, përzgjedhësi i kombëtares turke e theksoi peshën e madhe të kësaj ndeshjeje, duke e krahasuar me një finale të vërtetë për ekipin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

“Për ne dhe për të gjithë vendin është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kanë kaluar shumë vite nga pjesëmarrja jonë e fundit në Botëror dhe duam t’i japim fund kësaj nostalgjie. Duhet ta luajmë një ndeshje të plotë, të jemi gati për çdo moment dhe për çdo reagim, duke i qëndruar besnikë stilit tonë të futbollit. Duke qenë një ndeshje teke, do të jetë si një finale dhe në momentet e vështira duhet të tregojmë unitet”, shpjegoi Montella.

Trajneri u pyet edhe nëse një eliminim i mundshëm mund ta vërë në diskutim pozicionin e tij në bankinë. Përgjigjja e tij ishte e qartë:

“Sinqerisht nuk e prisja një pyetje të tillë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por jam i lumtur dhe krenar që jam këtu. Nuk mendojmë për humbjen, objektivi ynë është i qartë”.

Kombëtarja turke synon të rikthehet në Kupën e Botës pas një mungese shumë të gjatë, pasi pjesëmarrja e fundit daton në vitin 2002.

Në rast se Turqia e mposht Rumaninë dhe Kosova Sllovakinë, atëherë në finale të “play-off”-it do të ketë një përballje mes Dardanëve dhe turqve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement