string(65) "turqia-fiton-ndaj-gjeorgjise-arda-guler-me-gol-te-jashtezakonshem"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2024 19:59

Turqia fiton ndaj Gjeorgjisë, Arda Guler me gol të jashtëzakonshëm

Futboll

Gazeta Express

18/06/2024 19:59

Turqia e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Turqit triumfuan ngushtë 3:1 përballë Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Muldur kaloi turqit në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes me një gol të bukur me vollej, shkruan Gazeta Express.

Shtatë minuta më pas, Gjeorgjia u kundërpërgjigj kur shënoi pas një aksioni të bukur të cilin e finalizoi Mikautadze.

E në pjesën e dytë një moment magjie nga talenti Arda Guler e vendosi ndeshjen.

Ylli në rritje i Real Madridit shënoi golin më të bukur deri më tani në Evropian në minutën e 65-të.

Krejt në sekondat e fundit kur Gjeorgjia ishte e gjitha para, Akturkoglu arriti të shënonte në një kundërsulm me portën bosh.