Turqia e nis vaksinimin e popullatës me vaksinën kineze kundër Covid-19 - Gazeta Express
string(71) "turqia-e-nis-vaksinimin-e-popullates-me-vaksinen-kineze-kunder-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 11:40

Turqia e nis vaksinimin e popullatës me vaksinën kineze kundër Covid-19

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 11:40

Mjekët dhe infermierët turq i përvolën mëngët të enjten, pasi shteti me 83 milionë banorë e filloi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit me vaksinën e kompanisë kineze, Sinovac.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i mori i pari këtë vaksinë dhe procesi u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Turqia e miratoi këtë vaksinë të mërkurën, pavarësisht të dhënave kundërthënëse rreth shkallës së efikasitetit.

Lexo Edhe:

Hulumtimet preliminare me mbi 7.000 vullnetarë në Turqi treguan se vaksina CoronaVac është 91.25 për qind efektive. Sidoqoftë, një studim më i gjerë në Brazil nxori një shifër tjetër për efikasitetin e saj – vetëm 50.4 për qind.

Në Indonezi u raportua se efikasiteti i vaksinës kineze është 65.3 për qind, duke ngritur dyshime rreth transparencës së prodhuesve kinezë, shkruan France24, transmeton Gazeta Express.

Të enjten, televizioni turk ishte plot pamje të punëtorëve shëndetësorë duke i marrë dozat e para të vaksinës, ndërsa zyrtarët u munduan që ta bindin publikun për ta bërë të njëjtën gjë.

Pas vaksinimit të 1.1 milion punëtorëve shëndetësorë, në proces do të përfshihen personat mbi moshën 65-vjeçare dhe punëtorët e sektorëve thelbësorë.